Nga Kameruni te Belgjika, të gjitha surprizat e ndeshjeve hapëse të Botërorëve


Ai kërcim, ose më saktë ai fluturim, është imazhi i njërit prej golave që kanë mbetur në historinë e Botërorëve të futbollit: goditja me kokë e Oman-Bijk, në minutën e 67-të të ndeshjes Argjentinë-Kamerun, më 8 qershor të 1990-ës, në Milano, par 74.500 spektatorëve.

Një gol, që në ditën e hapjes së Italia 1990, regjistroi surprizën më të bukur të Botërorëve: kampionët e botës munden nga një vend afrikan, që merrte pjesë për herë të dytë në një Kupë Bote.

Kameruni e mbylli me 10 vetë atë ndeshje, sepse Kana-Bijk dhe Masing u ndëshkuan me karton të kuq nga francezi Vautrot. Por gjuajtja me kokë e Fransua Oman-Bijk, i cili sot është 52 vjeç, nuk është surpriza e vetme në ditën e hapjes së Botërorëve të futbollit, sepse ky sport magjik ka edhe momente të tjera të paharrueshme.

Në vend të dytë të surprizave është një tjetër vend afrikan, Senegali, i cili dominoi totalisht dhe fitoi 1-0 ndaj Francës kampione më 31 maj të 2002-shit në Seul. Goli u shënua pas 30 minutash lojë nga Buba Diop, i cili realizoi i ulur nga vendi, pas një topi të devijuar nga Bartez. Franca, që kishte goditur shtyllën më parë me Trezege, rrezikoi të pësonte golin e dytë në pjesën e dytë, por traversa i tha “Jo” Fadigasë.

Në vend të tretë të surprizave është fitorja 1-0 e Belgjikës ndaj Argjentinës më 13 maj të vitit 1982, në “Camp Nou”. Goli i Ervin Vandenberg, mposhti kampionët e botës. Kontroll perfekt dhe gjuajtje e pakapshme nga lojtari i Belgjikës. Maradona goditi traversën.

Rusi 2018 hapet sot me ndeshjen mes të zotëve të shtëpisë dhe Arabisë Saudite. Favoritë janë të besuarit e Çerçesov dhe rezultati 2-0 duket më i mundshmi sipas specialistëve.

 

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…