Historike! Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana-Teuta për Superkupën e Shqipërisë përfundoi 1-2. Durrsakët e fitojnë për herë të parë këtë trofe në historinë e tyre


Tirana-Teuta për Superkupën e Shqipërisë përfundoi 1-2 duke bërë kështu që durrsakët ta fitojnë për herë të parë këtë trofe në historinë e saj.

Të dy golat janë shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 22 dhe 34. Ndërsa Tirana shënoi në pjesën e dytë me Julian Vrapin në minutën e 75.

Skuadra e Edi Martini luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi.

Arapi ndërhyri me sparkatë ndaj Torasës. Më pas ndaj tij ndërhyri edhe Kale. Dy futbollistët debatuan, kurse arbitri Jorgji akordoi kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Teutës.

Në fund festa ishte për durrsakët, që pas Kupës arrijnë të fitojnë edhe Superkupën e Shqipërisë.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…