Edi Reja, “dashnori” i biçikletës

Edi Reja, trajneri i Shqipërisë dhe italiani i shquar i futbollit është edhe i dashuruar me çiklizmin, që nuk e lë as në moshën 75-vjeçare


Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ndihmon vendin e tij të origjinës, Slloveninë, për të qenë pjesë e Xhiros së Italisë. Tekniku 75-vjeçari është i apasionuar ndaj biçikletës, ndërsa në Slloveni e vlerësojnë lart ndihmën e tij

Njihet si njeriu i biçikletës. Edi Reja, trajneri i Shqipërisë dhe italiani i shquar i futbollit është edhe i dashuruar me çiklizmin, që nuk e lë as në moshën 75-vjeçare, ndërsa bën një veprim të madh për vendin e tij të origjinës.

Njeriu, që është slloven nga babai, dhe friulan nga nëna, loboi fort tek organizatorët e Xhiros së Italisë, që ajo të kalonte nëpër Slloveni. Përpjekjet e tij patën sukses, siç njofton vetë faqja zyrtare e Qeverisë së Sllovenisë në internet.

Bashkë me lobimin e Rejës, sllovenët u ndihmuan edhe nga dy çiklistët e tyre të shquar, Tadej Pogaçar e Primozh Rogliç, që zunë dy vendet e para në Turin e Francës, garën më të madhe të çiklizmit në botë.

Edhe Xhiroja e Italisë është një ngjarje e shquar, më e madhja në rruzull pas Turit francez, ndaj edhe ka rëndësi të madhe kur ajo kalon nëpër vende të ndryshme.

Parashikohet që plot 800 milionë njerëz në të gjithë globin do ta ndjekin edicionin e 104-të të saj, nga 8 deri në 30 maj të këtij viti. Kjo do të thotë se falë Rejës, Sllovenia do të ketë reklamë të madhe për turizmin.

Në 15 maj, Xhiroja do të kalojë pranë fshatit të babait të Rejës, Vipolzhe. Mbetet të shihet nëse trajneri i kombëtares kuqezi do të lobojë në të ardhmen që gara e madhe italiane e çiklizmit të ketë një etapë që të kalojë edhe në Shqipëri. /ABC News/

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…