Briken Calja, dy medalje në Europianin e Moskës

Briken Calja në Europianin e Moskës, në peshën 73 kilogram, i solli Shqipërisë dy medalje


Briken Calja vazhdon të qëndrojë në majat e shtangës europiane. Në Europianin e Moskës, në peshën 73 kilogram, 31 vjecari, kampion Europe në Bukuresht 3 vjet më parë, por ne peshën 69 kilogram i solli Shqipërisë dy medalje të tjera, pas asaj të fituar nga Evangjeli Veli. Calja mori një argjendi në shtytje, me 184 kilogram, ndërsa flirtoi deri në fund me arin ndërsa në dygarësh u rendit i treti duke rrëmbyer medaljen e bronztë e duke u konfirmuar si një nga më të mirët në kontinent në këtë sport.

Djaloshi nga Elbasani në shkëputje e nisi shumë mirë duke ngritur lart 152 kilogram, por gaboi në dy provat e radhës me 157 kilogram, ku njëra do të kishte mjaftuar për t’i dhuruar argjendin. Gjithsesi Calja e humbi bronzin vetëm për shkak të peshës trupore, teksa ishte 10 gramë më i rëndë se bullgari Andreev. Në stilin e shtytjes ndërkohë, Calja ngriti në provën e dytë 184 kilogram teksa kishte dështuar me 183 në të parën, dhe në provën e tretë provoi për 188 kilogram, që automoatikisht që nëse do ta kishte kaluar me sukses do t’i kishte dhuruar arin në këtë stil dhe argjendin në dygarësh, por pa ja dal dot mbanë duke bërë që titulli të shkojë te turku Ismaylov dhe vendi dytë për rumunin Robu.

Gjithsesi me një bronz në dygarësh, Calja dhe njëherë tregoi se mbetet i jashtëzakonshëm në pedanë duke na lënë takim tashmë në olimpiadën e Tokios ku do të provjë të sjellë medaljen e parë për Shqipërinë dhe pse detyra do të jetë tejet e vështirë.

Briken Calja në Europianin e Moskës, në peshën 73 kilogram, i solli Shqipërisë dy medalje

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…