Miqësorja, Shqipëria “bie” në Pragë, perla e Cikalleshit nuk mjafton!

Nga Praga Shqipëria largohet me kokën ulur, duke u mposhtur në miqësore ndaj Republikës Çeke me shifrat 3-1.


Nga Praga Shqipëria largohet me kokën ulur, duke u mposhtur në miqësore ndaj Republikës Çeke me shifrat 3-1. Rezultat jo i mirë, por një fitore për kundërshtarin e pa merituar por që erdhi falë gabimeve që kuqezinjtë bënë.

Një pjesë e parë tepër e vakët nga ana e kuqezinjëve e shoqëruar edhe me gabime të shumta, e që ndoshta mund të justifikohen edhe me faktin se ishte një ndeshje miqësore. Sinjalin e parë çekët do ta jepnin që në minutën e 16-të me Jantko, por Selmani do të shfaqej vendimtar duke ndalur kundërshtarin. Sidoqoftë, në mundësinë e dytë të paraqitur, Çekia nuk fali. Patrick Schik në tentativën e tij me kokë ja doli të finalizonte. Kundërshtari do të përfitonte maksimalisht nga presingu i tyre, teksa brenda pak sekondash dy herë do të kërcënonte portën e Selmanit, fillimisht Masopust i cili falë Selmanit nuk ja doli të përfitonte nga gabimi i mbrojtjes tonë dhe pak çaste më pas ishte Schick, ai që tentoi të dyfishonte shifrat por fati ishte në krahun tonë. Çekia nuk do të ndalej pasi në të 28-ën, Jantko do t’i shkonte shumë pranë golit. Gjithsesi ateherë kur nuk pritej një perlë e Sokol Cikalleshit do të bënte të mundur të barazoheshin shifrat, duke realizuar golin e 11-të me kombëtaren me sulmuesin kavajas që barazoi në vendin e 4-t të shënuesve më të mirë Salihin dhe Rrakllin. Me këtë supergol skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes ne barazim 1-1.

Pjesa e dytë, nis me tension. Nw minutën e 56-të Celutska përplas në tok trajnerin Edy Reja një gjest i turpshëm dhe i panevojshëm që shkakton nervozizëm. Në minutën e 62-të, sërish Schik do të provonte të dilte fitues përballe Selmanit, por ky i fundit është në ditën e tij më të mirë. Gjithsesi kundërshtari sërish do të prishte humorin e Edy Rejas, pasi në të 68-ën Masopust dyfishon shifrat. Edhe njëherë mbrojtja shfaqet e pavëmendshme. Kuqezinjtë provojnë të reagojnë në min e 70-të dhe njëherë Cikalleshi në kërkim të eurogolit. Gjuatja e fortë e sulmuesit nga një distancë tepër e largët do të merrte si kundërpërgjigje, reagimin e Vaclik.

Në minutën e 73-të, Përpjekja e Manaj me kokë shkon mbi kuadrat. Mbrëmja do të mbyllej në mënyrën me të keqe për kuqezinjtë pasi në të 89-ën Celutska na jep edhe goditjen e tretë. Në sekondat e fundit ishte Keidi Bare që provoi të ngushonte rezultatin por topi shkoi në shtyllë, teksa pas tij ishte Laçi por sërish pa sukses. Një fitore për çekët e cila fare mirë mund të konsiderohet e dhuruar. Gabime të shumta që duhen korigjuar përpara se ndeshjet e vërteta ato të shtatorit në kualifikueset Botërorit të nisin.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…