Champions League, Teuta sfidon moldavët e Sheriff të Tiraspolit

Short i pranueshëm për Teutën në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës vunë përballë kampiones së Shqipërisë moldavët e Sheriff të Tiraspolit


Short i pranueshëm për Teutën në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës vunë përballë kampiones së Shqipërisë moldavët e Sheriff të Tiraspolit me Teutën e Edi Martinit që do ta luajë ndeshjen e parë në Niko Dovana në datën 6 ose 7 korrik. Durrsakët evituan dy skuadra më të frikshme në letër si bullgarët e Ludogorets dhe kazakët e Kairat Almaty ndërkohë që nuk patën fat që shorti t’i vendoste përballë Dinamos së Tbilisit e cila u eliminua nga Tirana një vit më parë.

Sheriff i Tiraspolit është një kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare pasi në të shkuarën ka eliminuar nga Champions League Dinamon dhe Kukësin me këta të fundit që u nxorrën jashtë në sajë të golit në fushë kundërshtare, me Pero Pejic që humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes që mund të kualifikonte verilindorët, ndërkohë që skuadra moldave eliminoi edhe Partizanin nga turi i dytë kualifikues i Europa League me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Short jo shumë i favorshëm për Shkëndijën e Tetovës që edhe pse ishte në vazon e skuadrave favorite dhe mund të peshkonte kundërshtarë më të lehtë, goglat e vendosën përballë kampiones së Sllovenisë NS Mura me ndeshjen e parë që Shkëndija do ta luajë në shtëpi. Short shumë i vështirë ndërkohë për kampionen e Kosovës Prishtinën që nëse kalon raundin paraeliminator do të sfidojë Ferencvarosin e Myrto Uzunit që sezonin e kaluar ishte pjesë e grupeve të Champions League me ndeshjen parë që do të luhet në Budapest. Sfidat e vajtjes të raundit të parë kualifikues të Champions League do të zhvillohen në datat 6 dhe 7 korrik dhe ato të kthimit një javë më vonë.

Teuta nëse mobilizohet maksimalisht dhe zhvillon një merkato cilësore gjatë këtyre javëve i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Championsit dhe nëse ja del do të sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në fazën play-off të Conference League, pasi edhe nëse eliminohet në ruandin e dytë të Championsit do të marrë pjesë në raundin e tretë kualifikues të Europa League dhe nëse eliminohet edhe aty skuadra e Edi Martinit do të ketë një tjetër mundësi të artë pikërisht duke luajtur në play-off të Conference League dhe duke qenë vetëm një tur larg kualifikimit në grupet e një kompeticioni madhor./supersport

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…