Eneo Bitri firmos me Astana në Kazakistan

Mbrojtësi Eneo Bitri është zyrtarizuar ditën e sotme si futbollisti më i ri i klubit Astana në Kazakistan.


Eneo Bitri është zyrtarizuar ditën e sotme si futbollisti më i ri i klubit Astana në Kazakistan. Mbrojtësi pasi mbylli aventurën me Partizanin, tashmë kërkon të tregojë veten në një kampionat më të fortë për të bërë para në karrierë.

Në fjalët e para për Astanën, Bitri thekson se kërkon të ndihmojë ekipin të arrijë të gjitha objektivat sezonalë, që në rastin e Astanës janë maksimalë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Astana është një klub i madh dhe dua të fitoj çdo ndeshje së bashku me ekipin.

Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë të gjitha objektivat këtë sezon dhe të jemi skuadra më e mirë në Kazakistan.

Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Më pëlqen Nur-Sultan, një qytet me të vërtetë modern dhe i bukur. Shpresoj ta njoh qytetin sa më shpejt nga afër”, shprehet Bitri. /VipSport.al/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…