“Torneo delle Nazioni” / Shqipëria U-17 humbi 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar të dielën ndeshjen përmbyllëse të “Torneo delle Nazioni 2021” ndaj Maqedonisë së Veriut


Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar të dielën ndeshjen përmbyllëse të “Torneo delle Nazioni 2021” ndaj Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e trajnerit Ervin Bulku u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 në sfidën me fqinjët, e vlefshme për turneun ndërkombëtar që zhvillohet në Venecia të Italisë.

Ekipi kombëtar i 17-vjeçarëve e nisi ndeshjen me këtë formacion: Pojana, Muça, Ramaj, Nuredini, Haxhari, Syla, Kasa, Dama, Zaganjori, Xhixho dhe Sulejmani, ndërsa gjatë sfidës u aktivizuan edhe Kurti, Pire, Ageja, Guci, Shtraza dhe Dobruna.

Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë, por ashtu si edhe në dy ndeshjet e tjera të turneut nuk ka pasur fat, duke u ndëshkuar për shkak të gabimeve individuale.

Në sfidën e parë ekipi shqiptar u mund 2-0 nga Sllovenia, ndërsa në duelin e dytë pësoi sërish humbje përballë Rusisë (4-0).

Kujtojmë se gjatë këtij grumbullimi në Itali, departamenti i ekipeve kombëtare në FSHF ka zhvilluar edhe një seleksionim me lojtarë të vitlindjes 2004, 2005, 2006 që jetojnë dhe luajnë në Itali, Austri dhe Angli.

Të pranishëm në këtë seleksionim ishin trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, zv.trajneri i Kombëtares, Sergio Porrini, drejtori teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, specialisti i futbollit në sektorin e ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema, skauti i FSHF-së në Itali, Evis Jaho, etj.

Rreth 54 futbollistë të rinj janë testuar në këtë seancë seleksionimi, pasi ishin përzgjedhur më parë dhe njoftuar nga stafi i FSHF-së.

Maqedonia e Veriut– Shqipëri 1-0

Shqipëria: Pojana, Muça (Kurti 25’), Ramaj, Nuredini, Haxhari (Pire 50’), Syla (Ageja 57’), Kasa (Guci 60’), Dama (Shtraza 60’), Zaganjori (Dobruna 35’), Xhixho, Sulejmani.

Trajner: Ervin Bulku

/FSHF/

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…