Dramë dhe spektakël, Spanja kualifikohet me një goleadë epike!

Ndeshje dramatike ajo mes Kroacisë dhe Spanjës, sfida me më shumë gola deri më tani. Koha e rregullt përfundoi 3-3, ndërsa në shtesë Spanja fitoi 5-3 dhe pret fituesin e çiftit Francë-Zvicër në çerekfinale.


Ndeshje dramatike ajo mes Kroacisë dhe Spanjës, sfida me më shumë gola deri më tani. Koha e rregullt përfundoi 3-3, ndërsa në shtesë Spanja fitoi 5-3 dhe pret fituesin e çiftit Francë-Zvicër në çerekfinale.

Autogolat në Euro 2020 po bëhen të modës. I radhës ishte pikërisht në sfidën e sotme. Portieri Unai Simon gabon në kontrollin e topit pas një kthimi nga Pedri dhe 1-0 për Kroacinë. Spanja gjen golin pas disa tentativash. Sarabia shënon dhe barazon për Spanjën dhe pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën, Spanja përmbys. Ferran Torres nis një krosim perfekt për Azipilicueta, që godet me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i parë me kombëtaren. Spanja shënoi edhe golin e tretë më pas. Mbrojtja kroate gaboi dhe Ferran Torres përfitoi dhe shënoi të tretin.

Por dramaciteti i kësaj sfide vijoi. Orsic ngushtoi shifrat në në 2-3 në 85’. Kur u mendua se Spanja kaloi në çerekfinale, kroatët shënojnë edhe golin e barazimit në 92’ me anë të Pasaliç. Ndeshja shkoi në shtesë.

Dhe më në fund, Alvaro Morata! Me një goditje të dhunshme të topit shënon dhe i jep avantazhin Spanjës. Më pas, Spanja ka shënuar edhe golin e pestë me Oyarzabal, duke vulosur kështu këtë ndeshje të pafund.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…