Granit Xhaka me mendjen te Roma, nis mësimin e italishtes

Mesfushori: Të shohim se si do të shkojnë gjërat, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma, por tani unë jam lojtar i Arsenalit


Granit Xhaka e festoi si i çmendur kualifikimin e Zvicrës në çerekfinale të Europianit. Ulërimat e tij dhe përqafimet me shokët e skuadrës dhe trajnerin Petkovic tregojnë karakterin prej lideri të shqiptarit, që jo më kot mbante në krah shiritin e kapitenit.

Pas ndeshjes ai deklaroi se me këtë kualifikim ai dhe shokët e skuadrës kishin shkruar historinë e përfaqësueses së Zvicrës. Fatkeqësisht, për shkak të kartonëve të marrë, Xhaka nuk do të mund të japë kontribut në sfidën ndaj Spanjës.

Mendoj që kushdo mund të krenohet me ne, kemi shkruar historinë e Zvicrës. Ne rikuperuam kur po humbnim 3-1 kundër një ekipi shumë të fortë si Franca, tani do të luajmë në çerekfinale kundër Spanjës dhe jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, tha Xhaka.

Mesfushorit shqiptar iu desh t’i përgjigjej edhe një pyetjeje mbi të ardhmen e tij, pasi javët e fundit është shkruar shumë për një transferim të mundshëm të Roma në Serinë A. 28-vjeçari la të kuptohet se është i hapur për kalimin te verdhekuqtë.

Të shohim se si do të shkojnë gjërat, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma, por tani unë jam lojtar i Arsenalit. Pas Kampionatit Europian do të filloj të mendoj për të ardhmen time. Është interesante të mësosh gjuhë të reja, kështu që nuk i dihet kurrë, në të ardhmen mund të mësoj italisht.”, tha Xhaka.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…