Ranocchia dhe D’Ambrosio rinovojnë me Interin

Klubi zikaltër ka zgjatur zyrtarisht kontratat me dy futbollistë të prapavijës: Andrea Ranocchia dhe Danilo D’Ambrosio


Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit.

Klubi zikaltër ka zgjatur zyrtarisht kontratat me dy futbollistë të prapavijës të cilët u skadonte kontrata aktuale në 30 qershor.

Andrea Ranocchia dhe Danilo D’Ambrosio do të jenë pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm pasi kanë rinovuar me 1 vit deri në verën e 2022-it.

Të dy futbollistët kanë pranuar uljet e pagave dhe në këtë mënyrë kanë vazhduar aventurën me zikaltrit, me kërkesë edhe të trajnerit Simone Inzaghi që ka dashur t’i mbajë në skuadër.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…