Surpriza e “Ruletë ruse”, Zvicra eliminon Francën

Zvicra bën surprizën e madhe në Euro 2020 duke eliminuar Francën, favoriten kryesore për të fituar trofeun nga kompeticioni në fazën e 1/8-ave. Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare.


Zvicra bën surprizën e madhe në Euro 2020 duke eliminuar Francën, favoriten kryesore për të fituar trofeun nga kompeticioni në fazën e 1/8-ave.

Në Bukuresht, Kylian Mbappe humbi penalltinë vendimtare që nxorri jashtë Francën pas një tjetër ndeshjeje të çmendur me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 3-3 përfshirë edhe 30 minutat e shtesës. U kuptua që në fillim që Franca nuk do ta kishte të thjeshtë përballë helvetëve të Petkovic dhe pas 15 minutash, Zvicra zhbllokoi shifrat me Haris Seferovic.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fillimin e së dytës Zvicra fitoi një 11-metërsh me anë të Zuber që u akordua nga VAR, të cilën Ricardo Rodriguez e humbi me Lloris që bëri një superpritje. Gol i sfumuar dhe gol i pësuar për Zvicrën që e pësoi nga Karim Benzema në minutën e 57-të.

Dy minuta më vonë pas një aksioni model të Francës, Benzema shënoi sërish duke kaluar në epërsi gjelat. Në të 75-ën një supergol nga distanca i Pogba krijoi idenë se Franca arriti çerekfinalet, por Zvicra e Petkovic nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit në këtë sfidë dhe në 10 minutat e fundit ashtu siç bëri Kroacia ndaj Spanjës realizoi dy herë me Seferovic dhe Gavranovic duke e çuar ndeshjen në shtesë.

30 minutat e shtesës nuk prodhuan asgje dhe sfida shkoi te penalltitë, aty ku Zvicra i shënoi të gjjtha ndërkohë që Mbappe gaboi penalltinë vendimtare duke nxjerrë jashtë francezët.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…