Belgjikë-Itali, “dueli i vdekjes” i çerkefinaleve të Euro 2020
Belgjikë-Itali do të jetë sfida më interesante e çerekfinaleve, me dy skuadrat që do të masin forcat më 2 korrik në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa Spanja do të përballet me Zvicrën në të njëjtën datë dhe një ditë më vonë do të luhen dy sfidat e tjera Angli-Ukrainë dhe Danimarkë-Republikë Çeke.
Kampionati Europian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerek-finaliste, duke modifikuar jo pak listën e pretendentëve.
Kështu Franca kampione bote, që cilësohej edhe si pretendentja kryesore për të triumfuar më 11 korrik në “Wembley”, i dha lamtumirën Kampionatit Europian që në fazën e 1/8-ave, pasi u eliminua në mënyrë të befasishme nga Zvicra në një ndeshje që u vendos nga goditja e penalltive.
Zhgënjyese paraqitja e “gjelave” që janë kthyer në shtëpi, ndërsa Euro 2020-a përfundoi në fazën e 1/8-ave edhe për një yll si Cristiano Ronaldo, pasi Portugalia e tij u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika, në një ndeshje vërtetë të pafat për luzitanët.
I dha lamtumirën Euro 2020-ës edhe Holanda, që zhgënjeu në përballjen me Republikën Çeke dhe humbi me rezultatin 2-0, ndërsa Spanja mposhti 5-3 Kroacinë nën kampione bote pas 120 minutash lojë dhe siguroi kalimin në çerekfinale.