Liridon Latifi firmos me Vllazninë

Liridon Latifi firmos me Vllazninë. Sulmuesi që shkëlqeu në Kategorinë Superiore me Skënderbeun, rikthehet sërish në futbollin shqiptar, këtë herë për të veshur fanellën e kuqebluve të Shkodrës.


Liridon Latifi firmos me Vllazninë. Sulmuesi që shkëlqeu në Kategorinë Superiore me Skënderbeun, rikthehet sërish në futbollin shqiptar, këtë herë për të veshur fanellën e kuqebluve të Shkodrës.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Vllaznisë, që zbulon se Latifi ka firmosur për dy sezone me kuqeblutë, teksa është bërë edhe prezantimi zyrtar I sulmuesit nga Prishtina me fanellë ne klubit shkodran.

Liridon Latifi spikati në periudhën 2015-2017 me Skënderbeun dhe më pas u transferua te Puskas Akademia në futbollin hungarez, ku nuk ia doli të lërë gjurmë. Katër sezonet e fundit të karrierës së 27-vjeçarit kanë qenë për t’u harruar, megjithatë tani futbollisti do të provojë të rikthehet në nivele të larta, këtë herë me fanellën e Vllaznisë.

Pas prezantimit zyrtar, Latifi do të udhëtojë menjëherë drejt Zlatiborit, për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric dhe për t’u përgatitur për ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shkodranët do të përballem ne boshnjakët e Siroki Brijeg në turin e parë.

Me sulmuesin prishtinas, kuqeblutë bëjnë një goditje të bujshme dhe përforcojnë edhe më shumë repartin e avancuar, ndërsa drejtuesit e klubit shkodran vijojnë punën për të kompletuar skuadrën, pasi synojnë jo vetëm një rrugëtim të gjatë në Europë, por edhe titullin kampion sezonin e ardhshëm./ Supersport/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…