Operacioni “Pogba”, fitimi më i madh në futboll

Beppe Marotta, drejtori i Interit: Vitin që shitëm Pogba për 105 milion euro plus 10 bonuse dhe morëm Higuain, kanë qenë marrëveshjet më të mira. Ishte operacioni më i madh, veçanërisht pasi kishim nënshkruar me Pogba falas dhe me atë shitje u bë fitimi më i madh real që ka parë futbolli.


Beppe Marotta, drejtori i Interit, ka dhënë një intervistë së fundmi dhe ka theksuar se shitja e Pogba ka prodhuar fitimin më të madh nga transferimi i një futbollisti. Ai flet edhe për ndryshimin e futbollit të sotëm me të para disa viteve, ku bilancet financiare nuk ishin në plan të parë.

“Vitin që shitëm Pogba për 105 milion euro plus 10 bonuse dhe morëm Higuain, kanë qenë marrëveshjet më të mira.

Ishte operacioni më i madh, veçanërisht pasi kishim nënshkruar me Pogba falas dhe me atë shitje u bë fitimi më i madh real që ka parë futbolli”, thotë Marotta.

Më tej ai bën krahasimin me të shkuarën: “Në kohët e vjetra, kur ishin Silvio Berlusconi, Massimo Moratti ose Franco Sensi, objektivi i vetëm ishte të fitonin. Bilanci ishte në plan të dytë.

Tani situata ka ndryshuar dhe është më shumë një model biznesi. Familja Zhang investoi 600 milion euro te Interi, por pas krizës së pandemisë duhet të vëmë aspektin e biznesit të parin”.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…