Italia fluturon në gjysmëfinale, likuidon “djajtë e kuq” të Belgjikës!
Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2020, teksa do të ndeshet me Spanjën. Azzurët mposhtën 2-1 Belgjikën në Allianz Arena, në një sfidë tepër të luftuar.
Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2020, teksa do të ndeshet me Spanjën. Azzurët mposhtën 2-1 Belgjikën në “Allianz Arena”, në një sfidë tepër të luftuar.
Ndeshja ishte e luftuar nga fillimi deri në fund. Të parët kaluan në avantazh italianët me anë të Bonuccit, por VAR ndalon festën e axurrëve. Por në minutën e 31-të ka gol të rregullt, është Barrella që ngulmon dhe mposht portierin Courtois.
Minutat e fundit të pjesës së parë janë shumë emocionuese. Insigne shënon një super gol nga distanca në minutën e 44-t. Por vetëm dy minuta më pas Belgjika ngushton në 2-1. Lukaku shënon nga pika e bardhë, i katërti gol për të. Merita ishte e Dokut që mori penallti.
Pjesa e dytë ka të njëjtin ritëm, me raste në të dyja krahët. Mesi i këtij fraksioni është i pafat për dy futbollistë, që lënë fushën e lojës. Chadli për Belgjikën detyrohet të braktisë fushë pas 4 minutash që kishte hyrë.
Tërheqje pëson edhe Spinazzola, që mes lotëve largohet me barrelë. Belgjika bëhet agresive në fushën e lojës. Italia vuan shumë, por pas 5 minutash shtesë triumfon dhe kalon në gjysmëfinale.