Mesfushori Marin Abazaj firmos me Dinamon

I riu spikati sezonin e shkuar te Pogradeci, me 5 gola të shënuar në 18 ndeshje, ndërkohë që një sezon ka qenë edhe me moshat e Tiranës.


Tjetër në goditje në merkato për Dinamon që bën një afrim për të ardhmen duke marrë nga Pogradeci mesfushorin Marin Abazaj.

I riu spikati sezonin e shkuar te Pogradeci, me 5 gola të shënuar në 18 ndeshje, ndërkohë që një sezon ka qenë edhe me moshat e Tiranës.

Dinamo po mendon t’u besojë elementëve të rinj dhe Abazaj është njëri prej tyre.

“Marin Abazaj, afrimi i radhës. Një vëmendje të madhe në projektin e ri kanë futbollistët e rinj me perspektivë. Kështu, firma e radhës për Dinamon është ajo e 20-vjeçarit pogradecar, Marin Abazaj.

Mesfushori i krahut të majtë është nga sot zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18 herë kampionët e vendit.

 


DINAMO NË MERKATO

Afrime: Patrik Bardhi, Xhuliano Skuka, Aleksandar Sofranac, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj
Largime: Emiljano Hidri, Artion Alillari, Moustapha Djidjiwa, Miklovan Pere, Dejvi Bilali, Nico Paterni
Nën kontratë: Maranhao, Kevin Berberi, Alesio Mija, Kevi Fetishaj, Edvan Bakaj
Trajner: Bledi Shkëmbi (I konfirmuar)

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…