“Ruleta ruse” çon Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2020

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020. Iberikët vuajtën shumë, por me penallti shkojnë më tej dhe tani duan të fitojnë trofeun. E pafat Zvicra, që e edhe me 10 vetë u mbajt për 120 minuta.


Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020. Iberikët vuajtën shumë, por me penallti shkojnë më tej dhe tani duan të fitojnë trofeun. E pafat Zvicra, që e edhe me 10 vetë u mbajt për 120 minuta.

Spanjë shënoi pas tetë minutash lojë. Një autogol, i dhjeti në Euro 2020. Alba gjuajti fort dhe një devijim i Zakaria-s, i cili bëri debutimin e tij si titullar me Zvicrën, bëri të mundur kalimin në avatzh të iberikëve.

Sfida u barazua në minutën e 68-të. Shaqiri realizoi për zviceranët, i treti për të në këtë Evropian. Futbollisti shqiptar përfitoi nga një gabim i mbrojtjes spanjolle dhe shënoi me lehtësi.

Në 77’ Freuler lë Zvicrën me 10 vetë pas një ndërhyrje të ashpër. Pritej reagimi i iberikëve, por ishte shumë i vakët. Zvicra mbrohet fort në fund dhe çon ndeshjen në shtesë, e dyta për të dy ekipet. Të dyja shtesat nuk podhojnë gola, pavarësisht se Spanja provoi pa fund.

Ndeshja shkon me penallti, e dyta për këtë Evropian dhe sërish Zvicra e provon një gjë të tillë pas Francës. Por kësaj radhe helvetët gabojnë shumë, tri penallti të humbura, kundrejt dy të spanjollëve. Shar, Akanji dhe Vargas humbën radhazi gjuajtjet e tyre. Spanja kalon në gjysmëfinale./BalkanWeb/

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…