Konferenca e Lindjes së NBA, Milwaukee Bucks mposht Atlanta Hawks

Milwaukee Bucks mundën Atlanta Hawks në sfidën e pestë të serisë finale të Konferencën e Lindjes, duke marrë avantazhin 3-2 me ndeshje


Milwaukee Bucks mundën Atlanta Hawks në sfidën e pestë të serisë finale të Konferencën e Lindjes, duke marrë avantazhin 3-2 me ndeshje. Skuadra nga Wisconsin triumfoi me rezultatin 112-123 dhe tani Middleton dhe shokët e tij të skuadrës janë vetëm një fitore larg finales së madhe.

Bucks do të kenë sfida në dispozicion, për t’u përballur më pas me Phoenix Suns për Unazën e NBA. Nga ana tjetër, Hawks, janë të detyruar të fitojnë takimin e radhës, që do të luhet në “State Farm Arena”, për të shpresuar më pas triumfin në parketin e Bucks në sfidën e 7-të.

Ndiq "Tifozet.al" në Facebook

Bucks dominuan ndeshjen, me një rezultat 36-22 në periodën e parë, diferencë që u menaxhua me zgjuarsi dhe vendosmëri deri në rënien e sirenës për përfundimin e takimit. Skuadra nga Georgia, në mungesa të “yllit” të ri, Trae Young, e pati të pamundur të ngushtonte hendekun dhe të ndryshonte rrjedhën e lojës.

Në këtë sukses të Bucks luajti rol kryesor Brook Lopez, që ofroi një nga performancat më të mira të karrierës së tij. Ai shënoi 33 pikë, duke qenë i saktë në 14 nga 18 tentativa në total. Nuk mbeti pas Khris Middleton me 26 pikë, 13 “rebound” dhe 8 asiste, ndërsa Holiday shtoi 25 pikë dhe 13 asiste.

Sa u përket Hawks, nuk mjaftuan 28 pikët e Bogdan Bogdanovicit.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…