Kukësi firmos me mbrojtësin Donald Rapo

Kukësi kthen në Kategorinë Superiore Donald Rapon. Mbrojtësi 30-vjeçar firmosi një kontratë dyvjeçare.


Kukësi kthen në Kategorinë Superiore Donald Rapon. Klubi verilindor, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, prezantoi marrëveshjen me mbrojtësin 30-vjeçar, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Rapo u bashkohet bluve pas një përvojë të shkurtër në Superligën e Kosovës në radhët e Drenicës, por sigurisht periudhën më të artë të karrierës së tij e ka patur te Luftëtari i Gjirokastrës, nga viti 2016 deri më 2020, duke qenë nga më të spikaturit në skuadrën bluzi krah emrave të tillë si Abazaj, Bregu e Rroca.

Në prononcimin për faqen zyrtare të Kukësit, Rapo thekson se i bashkohet skuadrës verilindore për të fituar trofe.

“Pas bisedës qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa të kthehem ne Kategorinë Superiore, duke qenë se Kukësi është një skuadër që lufton gjithmonë për trofe. Do të mundohem të jap më të mirën time për fanellën e Kukësit dhe shpresoj qe të fitoj trofe e te rikthejmë titullin kampion. Forca Kukësi!”

Kukësi është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato verore. Kohët e fundit klubi verilindor ka njoftuar afrimin e Ardit Hilës, Klejdi Dacit, Edison Ndrecës, kroatit Edi Basha dhe malazezit Alija Krnić. Vetëm një ditë më parë u njoftua edhe afrimi i Kreshnkik Bahtirit nga Arbëria e Kosovës. /Supersport/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…