Rikthimi i Dinamos vendos nën presion Tiranën dhe Partizanin!

Rikthimi i Dinamos në elitën e futbollit shqiptar shënon një pikë kthese cilësore jo vetëm për klubin dinamovit, por rikthen njëherësh traditën e rivalitetit mes skuadrave të kryeqytetit.


Nga Adriatik Balla

Rikthimi i Dinamos në elitën e futbollit shqiptar shënon një pikë kthese cilësore jo vetëm për klubin dinamovit, por rikthen njëherësh traditën e rivalitetit mes skuadrave të kryeqytetit. Për gati një dekadë Dinamo lundronte në kategoritë inferiore dhe I kishte mbetur vetëm emri, por rigjallërimi dhe rikthimi në elitë nuk është thjesht për të kaluar radhën, por klubi vjen me objektiva madhorë, sepse synon trofe. E thënë ndryshe, në kryeqytet nuk do të ketë tani e tutje vetëm një dyshe rivalizuese, por gara do të jetë treshe, sepse Tiranën e Partizanin do t’i rivalizojë Dinamo. “Nëndetësja” ka nisur të bëjë një merkato aktive, duke afruar lojtarë cilësorë dhe me pretendime për të rritur më shumë cilësinë në dy muajt në vijim. Vështirësitë që ka hasur janë të njëjta me ato të klubeve të tjera, pasi në qarkullim nuk ka shumë elementë cilësorë, por dinamovitët po I zgjedhin me kujdes blerjet e tyre. Ka afrime nga brenda kampionatit por edhe me lojtarë të huaj dhe Dinamo ka eksperiencë në këtë drejtim, pasi është klub që I ka provuar të gjitha vështirësitë.

Shkëmbi, trajner me mentalitet fitues

Lëvizja e parë që bëri Dinamo në krye të skuadrës ioshte afrimi I Bledi Shkëmbit si “timonier” I grupit. Shkëmbi ka qenë ndër lojtarët e spikatur të kampionatit, ka luajtur në Europë dhe ka krijuar një përvojë të cmuar me drejtimin e disa skuadrave në Kosovë. Tani ai kthehet me pretendime në Superiore duke drejtuar “nëndetësen” blu. Shkëmbi është shfaqur shumë serioz dhe me objektiva të rritura, ndërkohë që klubi po punon për t’ia përmbushur kërkesat. Vetë trajneri9 I ka piketuar blerjet e dëshiruara dhe po punon për kompletimin e skuadrës. Në kampin blu duken të gjithë të kënaqur dhe entuziastë për rikthimin e Dinamos në majën e futbollit shqiptar, sepse vetë klubi dinamovit përfaqëson shkollën e futbollit në vendin tonë.

Kërçiku, një lëvizje për të konfirmuar traditën

Dinamo vazhdon me zyrtarizimet për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Dorian Kërçiku është firma e radhës për 18-herë kampionët Shqipërisë, me mbrojtësin anësor që pas eksperiencave me Tiranën dhe Partizanin, tashmë do të mbajë veshur edhe fanellën blu në Kategorinë Superiore. “Dorjan Kërçiku është afrimi i radhës. 27-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re me Futboll Klub Dinamo. Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperiencave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18-herë kampionët e vendit. Dinamo ka zyrtarizuar edhe rinovimin e kontratës me portierin Edvan Bakaj, i cili ka zgjatur bashkëpunimin me skuadrën që tashmë do të drejtohet nga Bledi Shkëmbi./Gazeta Sot/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…