Spektakël “Made in England”, kapitullon Ukraina

Nuk ka surpriza në “Olimpico”, me Anglinë që triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Ukrainës dhe mori biletën e fundit të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Europian.


Nuk ka surpriza në “Olimpico”, me Anglinë që triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Ukrainës dhe mori biletën e fundit të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Prapavija ishte reparti më i spikatur i skuadrës angleze deri tani dhe u konfirmua edhe ndaj ukrainasve, pasi nuk ka pësuar ende asnjë gol në Europian, ndërsa trajneri Gary Southgate “fërkon duart” për rikthimin te goli të kapitenit Kane, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

“Tre Luanët” zhbllokuan sfidën që në minutën e katërt me anë të kapitenit Harry Kane, që shndërroi në gol një pasim të yllit të Manchester City-y, Raheem Sterling, ndërsa Ukraina provoi të barazojë me Yarmolenkon, por tentativa e tij u grushtua nga Pickford.

Pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm për Anglinë, që shënoi dy herë në harkun e 5 minutave, me Maguire në minutën e 46′ dhe Kane në të 50-ën, të dy pas krosimeve të sakta të mbrojtësit Luke Shaw, teksa me avantazhin e tre golave, trajneri Southgate nisi të mendojë për të çlodhur titullarët.

Megjithatë edhe futbollistët e ardhur nga stoli nuk stonuan, pasi Jordan Henderson shënoi vetëm 6 minuta pas aktivizimit, duke gjetur kështu golin e katërt për Anglinë dhe të parin personal me fanellën e përfaqësueses.

Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim të rezultatit dhe Anglia kompletoi katërshen gjysmëfinaliste bashkë me Spanjën, Italinë e Danimarkën, ndërsa Ukraina mbyll në fazën çerekfinale aventurën e saj në Euro 2020, një arritje mjaft e rëndësishme kjo për ta.

Tashmë Anglia rikthehet sërish në shtëpi, pasi të mërkurën e 7 korrikut do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, me misionin pēr të siguruar kalimin në finale e më pas për të mbajtur po në Londër trofeun e Kampionatit Europian.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…