Rekordi “azzur”, numri 10 i Italisë quhet… Roberto Mancini!

Italia është në gjysmëfinalet e Europianit dhe një arritje e tillë është përjetuar me shumë entuziazëm nga tifozët e kaltër jo vetëm në gadishullin Apenin. 32 ndeshje pa u gjunjëzuar, nga të cilat 27 janë fitore dhe 5 barazime.


Italia është në gjysmëfinalet e Europianit dhe një arritje e tillë është përjetuar me shumë entuziazëm nga tifozët e kaltër jo vetëm në gadishullin Apenin, por edhe në vendin tonë, ku për shkak të distancës afërt dhe lidhjes televizivo-kulturore që kemi patur gjithnjë, shumë njerëz janë mbështetës të zjarrtë të përfaqësueses italiane.

Entuziazmi nuk është thjesht fryt i një arritjet të rëndësishme, sepse Italia, pa shkuar shumë prapa në kohë ka qenë në këto gjysmëfinale, madje ka shkuar deri në finale edhe në vitin 2000, edhe në 2012-ën, duke prekur vetëm kompeticionet kontinentale pa përmendur botërorin e 2006-ës ku edhe triumfoi në fund ndaj Francës.

Atëherë pse në këtë rast euforia shkon përtej?! Sepse kjo skuadër ka një koncept futbolli modern, nuk ka lidhje fare, po fare me “catenaccio” që ka qenë marka e fabrikës italiane të futbollit për shumë gjenerata. Shifrat kurorëzojnë Roberto Mancinin që morri në duar një kombëtare të shkatërruar teknikisht dhe emocionalisht pas në tragjedisë sportive të Venturës që nuk i’a doli për tu kualifikuar në botëror.

Në 37 ndeshje si trajner i të “kaltërve” nëse rezultatet i konvertojmë në pikë, ka një mesatare prej 2.46 pikësh për ndeshje, teksa edhe mesatarja e shënimit të golave është e lartë, 2.43 gola për ndeshje. Humbja e fundit e Italisë së Mancinit daton më 10 shtator të 2018-ës në “Nations League” kundër Portugalisë, aq shumë kohë ka kaluar saqë edhe vetë autori atij goli të vetëm, Andre Silva ka mundësia ta ketë harruar.

32 ndeshje pa u gjunjëzuar, nga të cilat 27 janë fitore dhe 5 barazime. Italianët i afrohen gjysmëfinales me një seri prej 13 fitoresh radhazi, teksa nën drejtimin e teknikut nga Iesi thyen edhe rekordin e pathyeshmërisë me 1168 minuta pa pësuar gol. Italia është shquar gjithnjë për numra 10 të klasit të lartë, si psh. Giuseppe Meazza, Gianni Rivera, Roberto Baggio, Alex del Piero, Francesco Totti, por duket se kësaj here numrin 10 e ka në stol… quhet Roberto Mancini…/ Supersport/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…