Skënderbeu në histori, kampioni i parë i Kategorisë Superiore U-13

Skënderbeu është shpallur ditën e sotme fitues i Kategorisë Superiore U-13 për edicionin futbollistik 2020-2021, duke shkruar historinë në edicionin e parë që zhvillohet ky kampionat kombëtar.


Skënderbeu është shpallur ditën e sotme fitues i Kategorisë Superiore U-13 për edicionin futbollistik 2020-2021, duke shkruar historinë në edicionin e parë që zhvillohet ky kampionat kombëtar.

Juglindorët mundën me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Internacionalit, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz mbrëmjen e sotme.

Skuadra korçare ishte dukshëm më superior në këtë sfidë, duke e mbyllur ndeshjen që në fraksionin e parë të lojës. Shkëmbi kalon Skënderbeun në avantazh që në minutën e dytë të takimit, duke gëzuar pankinën korçare. 3 minuta më vonë, Proj shfrytëzon mjaft mirë një top të marrë, duke e dërguar drejt e në rrjetën e kryeqytetasëve, të cilët e shohin veten në disavantazhin e dy golave në vetëm 5 minuta lojë.

Internacionali krijon disa raste të mira për gol, por nuk gjejnë dot rrjetën. Në minutën e 24-t, është sërish Flavio Shkëmbi ai që shënon për juglindorët, duke trefishuar rezultatin. Skuadrat drejtohen në dhomat e zhveshjes, me Skënderbeun që e ka thuajse të sigurtë titullin e parë kampion.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të lojës, Shkëmbi gjen sërish rrjetën, duke shënuar edhe një tripletë personale në këtë ndeshje. Pavarësisht rasteve të krijuara nga kryeqytetasit, rezultati i ndeshjes mbetet i pandryshuar deri në fundin e 90 minutave, me Skënderbeun që triumfon 4-0.

Ky ishte edicioni i parë i kampionatit të Kategorisë Superiore U-13, një risi e Federatës së Futbollit, që ka rezultuar shumë e suksesshme dhe ka ngjallur interes nga klubet shqiptare si dhe nga futbollistët e vegjël që synojnë të bëhen profesionistë në të ardhmen.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e organizuar nga FSHF me medaljet dhe trofeun që ju dorëzuan kuqebardhëve të Skëndërbeut nga ish-lojtari i ekipit Kombëtar, Bedri Omuri. /Fshf.org/

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…