Sulejman Demollari: “Festivali i Futbollit 2021”, një nismë e bukur e FSHF

Pas “premierës” në Korçë, “Festivali i Futbollit 2021” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbërrin në qytetin e Pogradecit.


Pas “premierës” në Korçë pak ditë më parë, “Festivali i Futbollit 2021” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, duke tërhequr djem e vajza të shumtë në numër që janë mbledhur në sheshin kryesor për t’u argëtuar me lojën e bukur të futbollit. Eventi është organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, që ka mbështetur këtë nismë ashtu si edhe në Korçë ku kjo iniciativë ka gjetur suportin e pushtetit vendor.

Për më shumë se një orë dhjetëra djem e vajza, të cilët e kanë pasion futbollit, kanë treguar aftësitë e tyre në fushën e improvizuar në qendër të qytetit nën drejtimin e disa prej trajnerëve të moshave të Pogradecit. Festivali ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e shumë qytetarëve të Pogradecit, fëmijëve, por edhe turistëve të shumtë që pushojnë gjatë verës në qytetin turistik.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, zyrtarë të FSHF-së si edhe përfaqësues të Bashkisë së Pogradecit. Në përshëndetjen e tij para të pranishmëve Demollari vlerësoi nismën e FSHF-së dhe i ftoi të gjithë djemtë dhe vajzat e Pogradecit, që të merren sa më shumë me futboll.

“Ky aktivitet është një risi e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në vendin tonë, ndërkohë që edhe nëpër botë po bëhet popullore. Së shpejti Festivali i Futbollit do të mbërrijë edhe në qytete të tjera të vendit për kënaqësinë e të gjithë djemve dhe vajzave tona. Ne e kemi lançuar këtë aktivitet në Korçë dhe tani jemi në qytetin e bukur të Pogradecit, një qytet futbolldashës. Futbolli është një lojë e bukur, loja më e dashur në botë. Sporti është mbi të gjitha edukativ, kështu që krahas shkollës unë ju bëj apel të merreni dhe me sport e konkretisht me futbollin. Merruni sa më shumë me sport dhe futboll, sepse do t’u japë gjithmonë energji pozitive dhe do t’ju mbajë të shëndetshëm”, – tha Demollari. Përfaqësuesit e Bashkisë së Pogradecit premtuan angazhimin e tyre për të mbështetur sportin e futbollit në të ardhmen dhe për të nxitur më shumë vajza dhe djem që të luajnë futboll.

Festivali i Futbollit vjen në vazhdim të mbështetjes që Federata Shqiptare e Futbollit i jep zhvillimit të futbollit të fëmijëve e veçanërisht futbollit të femrave dhe ky event synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur në botë. Ky është edhe objektivi i “Festivalit të Futbollit 2021”, për të sensibilizuar sa më shumë vajza dhe djem, por edhe të bindë prindërit që fëmijët e tyre të luajnë futboll.

FSHF synon, jo vetëm të afrojë fëmijë, të cilët nesër mund të jenë të vlefshëm për futbollin profesionist, por edhe masivizimin duke e konsideruar futbollin edhe si një edukim për brezin e ri dhe për t’i hequr fëmijët nga rruga, për t’i bërë ato sa më të shëndetshëm. Federata do të vazhdojë të mbështesë futbollin kudo në Shqipëri, duke sjellë kudo magjinë e lojës së madhe. /FSHF.org/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…