Tifozët.al, një dritare e re e lajmit sportiv online

Kur vendosa të themeloj gazetën “Tifozët.al” –  vetëm pas tetë vitesh pasi kisha mbyllur një tjetër portal sportiv “Albania-Sport.com” (2006-2013)– isha i bindur se, përvoja shumëvjeçarë në gazetën print dhe lajmin online do të ishte një “bonus” për një sipërmarrje të suksesshme.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Themelimi i një gazete sportive online, apo një faqe në Facebook kushtuar sportit tashmë është një ritual rutinë për dashamirësit dhe pasionuarit pas ekipeve shqiptare apo të huaja, kombëtareve të ndryshme.

Kur vendosa të themeloj gazetën “Tifozët.al” –  vetëm pas tetë vitesh pasi kisha mbyllur një tjetër portal sportiv “Albania-Sport.com” (2006-2013)– isha i bindur se, përvoja shumëvjeçare në gazetën print dhe lajmin online do të ishte një “bonus” për një sipërmarrje të suksesshme.

Në fakt, ekspertët e mediave online përmendin dy kritere për të pasur një sukses të pranueshëm: së pari, ndërtimi i një faqeje me dizajn atraktiv dhe, së dyti, “kontenti’, përmbajtja e lajmeve, lënda bazë që tërheq dhe të shton lexuesit.

Tifozët.al është koduar nga programues ndërkombëtare, për të qenë shumë fleksibël si dizajn, me dhjetëra blloqesh modulesh në forma të ndryshme, duke pasur një standard të lartë dhe shumë tërheqës si imazh.

Falë një arkivi të pasur shkrimesh, kontakte të drejtpërdrejta më aktorë të sportit, përfshirë drejtues dhe sportistë, unë besoj se Tifozët.al shumë shpejt do të jetë ndër më të lexuarat.

Tifozët e Sportit do të gjejnë një gazetë të kompletuar me lajme, personazhe dhe statistika. Komuniteti sportiv do të ketë një partner mediatik më shumë dhe dashamirësit e sportit një dritare më shumë informative.

Tifozët.al do t’u kushtojë një vëmendje të veçantë promovimit të talenteve të rinj, si dhe do të bashkëpunojë me akademitë sportive kudo që ato janë.

I bindur se, platforma Tifozët.al kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm për të pasur sukses, vetëm profesionalizmi do të bëjë të mundur të realizueshëm këtë objektiv.

Ftoj gazetarët dhe analistët sportive t’i bashkohen kësaj dritareje, për të dhënë kontributin e tyre për ta bërë Tifozët.al një “zë më shumë në stadiumin e madh të faqeve sportive”.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…