Xherdan Shaqiri në “Skuadrën e Ëndrrave” të çerekfinaleve të Euro 2020!

UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit. Shihet qartë një dominim i “Tre Luanëve” në formacio


UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit. Shihet qartë një dominim i “Tre Luanëve” në formacion.

Në portë më i miri u shpall Jan Somer i Zvicrës i cili bëri dhjetë pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Cufal (Çeki), Meguajer (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Luk Shou (Angli).

Në mesfushë, në qendër, rreshtohet Delanej (Çeki) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Zhadon Sanço (Angli) dhe Lorenco Insinje (Itali).

Sulmi ndahet mes Herri Kejn (Angli) i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë)./BalkanWeb/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…