Champions League, Juxhin Xhaja gjykon Bodo/Glimt- Legia e Varshavës

UEFA ka vendosur t’u besojë gjyqtarëve të Kategorisë Superiore takimin mes Bodo/Glimt dhe Legias së Varshavës, në të cilën luan edhe Ernest Muçi.


Champions League rikthehet ditën e nesërme me turin e parë kualifikues.

UEFA ka vendosur t’u besojë gjyqtarëve të Kategorisë Superiore takimin mes Bodo/Glimt dhe Legias së Varshavës, në të cilën luan edhe Ernest Muçi.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, që do të luhet më datë 7 korrik në orën 18:00. Asistentë të tij do të ketë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Olsid Ferataj do të jetë gjyqtari i katërt.

Por një tjetër katërshe shqiptare nga Kosova do të vendosë drejtësinë në këtë tur të parë kualifikues në Champions League. Bëhet fjalë për Genc Nuzën, Fatlum Berishën, Bujar Selimajn dhe Dardan Çakën, që do të arbitrojnë në duelim mes Dinamos së Zagrebit dhe Valurit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…