Drejtori Teknik, Giancarlo Camolese: Po rritet një brez i mirë talentesh!

Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit zhvilloi një seleksionim me lojtarë premtues në Monselice-Padova, në Itali.


Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit zhvilloi pak ditë më parë një seleksionim me lojtarë premtues në Monselice-Padova, në Itali, ku në urdhërat e drejtorit Giancarlo Camolese dhe Kryetrajnerit Edoardo Reja ishin më shumë se 50 lojtarë të datëlindjeve 2004, 2005 dhe 2006 nga Italia, Austria dhe Anglia.

Për të komentuar këtë seleksionim dhe paraqitjen e elementëve që ishin pjesë e tij, për fshf.org, ka folur Drejtori Teknik, Giancarlo Camolese, që ka vlerësuar organizimin dhe ka nënvizuar rëndësinë e këtyre kampeve për të parë në lojë të rinjtë shqiptarë kudo që luajnë. “Kemi bërë një seleksionim të parë me djemtë e rinj shqiptarë, të cilët luajnë në Itali duke qenë se ne ishim të impenjuar në një turne ndërkombëtar. Kemi shfrytëzuar rastin për të parë në aksion djemtë shqiptarë të cilët luajnë me skuadra profesioniste italiane. Kishim ftuar më shumë se 50 lojtarë, të cilët i kemi ndarë në 4 skuadra sipas datëlindjeve 2004, 2005, 2006, ndërsa prezentë ishin trajneri i Kombëtares, Edy Reja dhe trajnerët e ekipeve kombëtare U-16, U-17 dhe U-18. Mund të them se morëm përshtypje pozitive, kemi gjetur djem të cilët mbi të gjitha ishin entuziastë që po vishnin fanellën e Kombëtares. Kemi folur gjatë dhe me prindërit e tyre dhe tani kemi një ide më të qartë për lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe për ato që aktivizohen në klube të huaja. Shpresojmë shumë të bëjmë një grup të mirë me moshat e ekipeve Kombëtare.”

Camolese nuk heziton të flasë dhe për cilësitë e lojtarëve dhe pritshmëritë që ka për elementët e vëzhguar. “Është një brez i mirë, por nuk duhet të harrojmë që e gjithë bota ka përjetuar situatë mjaft të vështirë për shkak të pandemisë ku të gjitha familjet kanë përjetuar vështirësi dhe ku futbolli ka hasur vështirësi të mëdha. Djemtë janë stërvitur më pak, kanë luajtur më pak në vitin e fundit dhe duhet pasur parasysh ky fakt. Seleksionimi i organizuar në Itali ishte si të thuash, momenti i parë i normalitetit për këtë periudhë, që shpresojmë që e gjithë bota ta ketë lënë pas krahëve. Seleksionime të ngjashme do të bëjmë edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë t’i bëjmë në Shqipëri, duke monitoruar të gjitha zonat rajonale, sepse lojtarë të talentuar mund të lindin në çdo cep të Shqipërisë. Për më tepër kemi shumë djem shqiptarë, të cilët luajnë në vende të ndryshme të botës. Kështu që puna jonë do të bazohet te seleksionimi i vazhdueshëm, duke i ndihmuar këta elementë në rritjen e tyre. Sepse shpesh djemtë ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin, kështu që duhet të impenjohen sa më shumë, të punojnë mirë me klubet e tyre, ndërsa ne do t’i ndjekim dhe do të jemi të vëmendshëm ndaj përmirësimit të tyre.”

Drejtori Teknik ka dhe një këshillë për skuadrat e moshave kuqezi. “Në nivelin e grup-moshave duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për të dalluar rezultatet finale, pra fitoret, nga ajo që mund të jetë ndërtimi i një grupi, që në të ardhmen mund të arrijë rezultate. Ndeshjet në “Torneo delle Nazioni” nuk patën rezultate pozitive, sepse kemi humbur, por jemi përballur me skuadra që janë më përpara nesh në përgatitje. Rusia ka një skuadër të shkëlqyer, Sllovenia ka një grup shumë të mirë lojtarësh kështu që skuadra jonë ka alternuar paraqitjet e mira dhe momentet kur djemtë, të cilët luanin bashkë për herë të parë, jo të gjithë ishin në kondicionin e duhur fizik, pra kishte shumë faktorë në këtë mes. Në mesin e këtyre situatave kishte edhe sinjale pozitive.”

Në fund Camolese nuk ngurron ta shprehë optimismin pas disa mujave në krye të një sektori shumë kyҫ por aq edhe delikat. “Kemi parë lojtarë të cilët mund të përfaqësojnë të ardhmen e Shqipërisë. Ne punojmë të gjithë në mënyrë që trajneri Reja, i cili monitoron me vëmendje ekipet kombëtare të moshave, të mund të ketë vazhdimisht lojtarë që kanë kaluar në të gjitha grup-moshat kuqezi.”/ FSHF.org/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…