Skënderbeu firmos me sulmuesin shkodran Ardit Nikaj

Sulmuesi 19-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin korçar.


Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me Ardit Nikajn, sulmuesin 19-vjeçar nga Shkodra.

Vetë lojtari ka bërë publik transferimin te juglindorët. Nikaj ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ardian Takajn, presidentin e Skënderbeut.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, teksa Shkodrasport shkruan se Vllaznia ka mbajtur një përqindje të kartonit të tij.

“Nga sot jam futbollist i Skënderbeut për tre vitet e ardhshme. Dua të falënderoj Vllazninë për vitet që isha pjesë e tyre, ju uroj suksese.

Jam shumë i lumtur për sfidën e re dhe për këtë transferim falënderoj agjentët Denis Balaj dhe Shkumbin Qormemeti“, shkruan Nikaj. /ABC NEWS/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…