
Vllaznia firmos me brazilianin Wellington Gustavo
Fantazisti Wellington Gustavo ka firmosur një kontratë trevjeçare. Gati për ndeshjen ndaj Siroki Brijegut në Conference League.

Një tjetër brazilian te Vllaznia. Fantazisti Wellington Gustavo, i cili ishte në provë prej ditësh pranë klubit shkodran, ia ka dalë të bindë stafin teknik për cilësitë e tij dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare.
Pikërisht afati i gjatë i kontratës konfirmon se klubi beson jo pak në cilësitë e fantazistit 25-vjeçar, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me suedezët e Linkoping, përveçse me disa klube në Brazil.
Wellington Gustavo, i njohur edhe si “Gigante”, do të jetë në dispozicion të shkodranëve që në ndeshjen e të enjtes ndaj Siroki Brijegut, në Bosnjë, pasi stërvitet prej ditësh nën urdhrat e Brdariç dhe gëzon formën e duhur fizike.
Me emra si Latifi, Da Sivla e Wellington, shtohet ndjeshëm cilësia teknike dhe fantazia e skuadrës shkodrane, që këtë sezon do të provojë të fitojë titullin kampion, duke qenë se vitin që lamë pas dështoi vetëm për shkak të golavarazhit./ABC NEWS/