“Welcome Vitor Feijao da Silva”, Kukësi firmos me sulmuesin brazilian

Kukësi ka zyrtarizuar sulmuesin anësor, Vitor Feijao. Braziliani 24-vjeçare firmos për dy sezone.


Kukësi ka zyrtarizuar sulmuesin anësor, Vitor Feijao Correia da Silva. Verilindorët kanë nënshkruar për dy vite me 24-vjeçarin, i cili ka provuar të luajë edhe në Serie A me Parana. Në vitin 2018, me Criciuma, braziliani ka shkëlqyer në Serie B, duke shënuar edhe 6 gola.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontrate dy vjeçare duke u bere kështu futbollisti me i ri në skuadër.

Feijao vjen te Kukësi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qenë pjese e skuadrës së Boavistas.

Futbollisti 24 vjeçar ka luajtur në një ekip me ish-futbollistin tonë, Erick Flores i cili ka qenë një shtysë për futbollistin për të firmosur me Kukësin.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellën e ekipit tonë”, njofton klubi i Kukësit, që gjatë kësaj vere ka bërë një numër të konsiderueshëm përforcimesh. /ABC NEWS/

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…