
Dinamo firmos me mbrojtësin maqedonas Aleksandar Isaevski
Mbrojtësi i majtë, i cili spikati me Vllazninë në Superiore, ka nënshkruar me 18-herë kampionët “blu”

Aleksandar Isaevski është zyrtarisht i Dinamos, Mbrojtësi i majtë, i cili spikati me Vllazninë në sezonin e tij të parë në Superiore, ka nënshkruar me 18-herë kampionët e vendit.
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka luajtur edhe në Bullgari e SHBA veçse në vendlindje, ka firmosur me Dinamon për një sezon.
Trajneri Bledi Shkëmbi pret edhe afrime të tjera. Një ditë më parë u zyrtarizua Enis Gavazaj, ndërkohë që është arritur marrëveshje edhe me Goran Siljanovskin.