Itali-Spanjë, një duel në “Qiellin e Shtatë të Futbollit”
Itali-Spanjë është maksimumi që mund të ofrojë “Euro2020” në këtë fazë, dy ekipe me shumë traditë që sfidojnë njëri-tjetrin për herë të 38-të, një duel që duket një përjetësi: 11 fitore për kokë dhe 15 barazime, një baraspeshë totale, thyet pak nga fakti që italianët kanë shënuar 43 gola ndërsa spanjollët 40.
Pa diskutim Itali-Spanjë është maksimumi që mund të ofrojë “Euro2020” në këtë fazë, dy ekipe me shumë traditë që sfidojnë njëri-tjetrin për herë të 38-të, një duel që duket një përjetësi: 11 fitore për kokë dhe 15 barazime, një baraspeshë totale, thyet pak nga fakti që italianët kanë shënuar 43 gola ndërsa spanjollët 40.
Kjo është hera e katër radhazi në Evropian që përballen në një sfidë me eliminim direkt. Misioni këtë herë është i qartë, një dhe i vetëm, të shkojnë në finale në çdo formë.
Italia e ka provuar vetëm një herë shijen e fitores në evropian, në 1968 e largët por ky shihet viti i duhur pasi po zhvillojnë një turne të shkëlqyer: 5 fitore, 11 gola të shënuar, dy të pësuar.
Në gjysmëfinale vijnë pasi kaluan Austrinë në shtesë dhe më pas Belgjikën me rezultatin 2-1, një nga ndeshjet më të mira që kanë zhvilluar “azzurrët”. Italia vjen me një mal me rekorde në këtë sfidë, 13 fitore radhazi, 31 ndeshje pa humbje.
Spanja është vënë në ndjekje të titullit të katër kampion në Evrope, kjo është hera e tretë në katër turnet e fundit që prek gjysmëfinalet.
“Furitë e kuqe” nuk kanë shkëlqyer, vijnë në këtë fazë pas dy kualifikimeve me penallti, kundër Kroacisë e më pas Zvicrës.
Spanja ka realizuar 13 gola dhe ka pësuar 5 deri në këtë “Euro2020”. Italia e sheh veten të vetme në këtë Evropian, e vetmja republikë kundër 3 monarkive.
Në Wembley pritet të jetë një atmosferë shumë e bukur me afro 54 mijë spektatorë në stadium, por pjesa më e madhe e tifozëve nuk janë as Italinë e as Spanjoll, procedurat anti covid e ndërlikojnë shumë prezencën e tyre, i duhet të paraqesin tampon përpara se të futen në stadium ose pasaportën që janë vaksinuar.
Afro 11 mijë tifozë “azzurrë” pritet të ndjekin këtë sfidë live. Sipas kompanive të basteve, Italia shihet favorite në këtë përballje ku një fitore e mundshme e tyre kuotohet me koeficientin 2.4 ndërsa një fitore e mundshme e Spanjës me koeficientin 3.1