Teuta huazon Sherif Kallakun nga Lokomotiva e Zagrebit

Mesfushori do të qëndroje te durrsakët deri në muajin janar. Do të luajë edhe sfidat e Teutës në Champions League.


Teuta ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re, Sherif Kallakun.

Sherif Kallaku do të huazohet nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit tek durrsakët deri në muajin janar, duke qenë një përforcim me peshë duke parë dhe sfidat në Kupat e Europës.

23-vjeçari rikthehet sërish tek Teuta pas një sezoni dhe pritet të jetë pika e referimit tek skuadra e Edi Martinit. Teuta me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” ka njoftuar opinionin publik për blerjen e saj më të re.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS

“Teuta rikthen Sherif Kallakun

?Sherif Kallaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Teutës. Drejtuesit e klubit gjetën marrëveshjen me homologët e Lokomotiva Zagreb, që zotërojnë kartonin e mesfushorit të kombëtares për ta huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kallaku do të jetë pjesë e Teutës deri në dritaren e transferimit në janar. Afrimi i tij është një vlerë e shtuar jo vetëm për pjesëmarrjen në Champions League ku kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Sheriff Tiraspol, por edhe për kampionatin shqiptar.

Mesfushori e njeh mjaft mirë grupin dhe trajnerin Martini, pasi me këtë skuadër arriti të fitoj Kupën e Shqipërisë duke u larguar nga “Djemtë e Detit” në fund të sezonit 2019-2020 për t’u kthyer sërish një vit më vonë. Kallaku do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohen në Durrës.”

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…