Futbolli përrallor i Anglisë!

“Si tifoz i Anglisë sigurisht që jam i entuziasmuar nga dalja në finale pas 66 vjetësh nga fitimi i Kupës së Botës. Megjithatë të presim të dielën.” – Nga gazetari i mirënjohur Roland Qafoku


Nga Roland Qafoku

“A është kjo ëndrra më e madhe që kemi parë ndonjëherë”? “Historibërësit”. “Futboll përrallor”. “Anglia bën historinë”. “Djaloshi i finales”. “Kane you beleive it”?

Këto janë disa nga titujt më të bukur që kam zgjedhur sot nga faqet e para të gazetave angleze.

Si tifoz i Anglisë sigurisht që jam i entuziasmuar nga dalja në finale pas 66 vjetësh nga fitimi i Kupës së Botës.

Por, kjo nuk është thjesht një finale e merituar, por e një brezi futbollistësh që po shkruajnë historinë e futbollit anglez, duke luajtur një futboll përrallor.

Atij futbolli që vërtetë u shpik në këtë ishull por që Anglia kurrë nuk rendi pas trofeve. Tani po. Ky ekip jo vetëm por rend, por po bën gjithçka ta fitojë këtë trofe.

A e vërteton këtë ai 2-minutësh në fund të ndeshjes që ekipi i Anglisë mbajti topin në zotërim ku e ku me tiki-takan e spanjolle? Futbollistët anglezë vërtetë ishin përrallorë. Trofeu i lashtë i Botërorit të vitit 1996 ka shumë gjasa të pasohet nga ky i Evropianit këtë të diel.

A është dikush që mendon se Anglia nuk e meriton?

Pyetja përjashton të japin përgjigje tifozët e Italisë. Dhe të Gjermanisë gjithashtu.

Megjithatë të presim të dielën. “Wembley” qenka e thënë që të jetë ndërtuar jo vetëm për të luajtur ekipi kombëtar dhe finalja e kupës së Mbretëreshës, por edhe për të ngritur trofeun Evropian pas atij botëror. Forca Anglia! It’s coming home!

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…