Partizani firmos me mbrojtësin Eljon Sota, ish-kapitenin e Apolonisë

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë trevjeçare.


Partizani bën një goditje të rëndësishme në merkato duke afruar një mbrojtës shumë cilësor dhe me shumë prespektivë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Eljon Sotën, ish-kapitenin e Apolonisë i cili ka firmosur si lojtar i lirë një kontratë 3-vjeçare me Partizanin duke forcuar ndjeshëm repartin difensiv.

NJOFTIMI I KLUBIT

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë trevjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21.

Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore.

Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…