Chelsea përgatit super kontratën për Armando Brojën
Londinezët do t’i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare sulmuesit të Kombëtares shqiptare
Armando Broja me shumë mundësi do të qëndroje te Chelsea sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare spikati te Vitesse në Holandë, duke shënuar 10 gola në sezonin e parë si profesionist.
19-vjeçari pritet të jetë opsion për trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, pasi Oliver Giroud të hënën pritet të zbarkojë te Milani.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Chelsea po punon për të mbyllur marrëveshjen e re me Brojën.
Londinezët do t’i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare sulmuesit nga Malësia e Madhe. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura për momentin. / ABC News/
Chelsea board are working to finalize a long-term contract for talented young striker Armando Broja. He’s set to sign until June 2026. ?? #CFC
He’s been on loan to Vitesse last season [10 goals] and from today Broja will be part of the 1st team at Chelsea in the pre-season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2021