Tirana 5×5 kampione e futbollit të sallës, 75 mijë lekë premio nga FSHF

Tirana 5×5 kishte përballë kampionët e kombëtar të Vila L, dhe arritën ti mposhtin me rezultatin e ngushtë 4-3, në një ndeshje shumë të luftuar.


Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili luati sezonin e parë dhe organizohej nga Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim rritjen e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e futbollit, ka mbyllur me sukses edicionin e parë.

Me Kampionatin Kombëtar që u mbyll në mesin e muajit qershor, dhe pa ekipin e Vila L si fitues pasi mundi në finale Pepën, mbrëmjen e djeshme është përcaktuar edhe skuadra kampione për Zonën e Tiranës, e cila nuk ishte zhvilluar për shkak të impenjimeve në kompeticione ndërkombëtare të skuadrave. Tirana 5×5 kishte përballë kampionët e kombëtar të Vila L, dhe arritën ti mposhtin me rezultatin e ngushtë 4-3, në një ndeshje shumë të luftuar.

Tirana 5×5 kalon në avantazh 2-0 në pjesën e parë dhe vetëm në fundin e saj ngushtohet diferenca nga Vila L. Skuadra kampione e Shqipërisë për këtë edicion beson te përmbysja dhe ja del duke kaluar në avantazh 3-2. Tirana 5×5 reagon dhe përmbys gjithҫka në minutat e fundit duke regjistruar rezultatin final 4-3 dhe duke siguruar titullin kampion. Kampionët e Tiranës vinin në finale pasi kishin fituar grupin e tyre dhe kishin mundur në play-off Tringun, Primon dhe Provincën.

Në ceremoninë e rastit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, djemtë e skuadrës Tirana 5×5 kanë marrë edhe trofeun e kampionit të Zonë Rajonale Tiranë. Kjo skuadër do të përfitojë 75 mijë lekë premio dhe 5 topa futbolli nga FSHF si një stimul për të nxitur më shumë aktivizmin sportiv.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…