
117 sekonda dhe … gol, Luke Shaw shkruan historinë e finaleve të Europianëve
Anglia surprizoi Italinë në finalen e Euro 2020, duke i shënuar gol vetëm pas 117 sekondash lojë.

Anglia surprizoi Italinë në finalen e Euro 2020, duke i shënuar gol vetëm pas 117 sekondash lojë.
Luke Shaw shfrytëzoi bukur një hapësirë të lënë në mbrojtje nga e majta për të mposhtur lehtësisht Donarumën.
Ky është goli më i shpejtë i realizuar në një finale Europiani dhe njëkohësisht më i shpejti i realizuar ndonjëherë për Anglinë në këtë kompeticion.
Mbrojtësi i Mançester Junajtid ka bërë performanca fantastike këtë Europian duke qenë një nga lojtarët më të mirë të ‘’3 Luanëve’’.