Dy miqësoret me Turqinë, teste përpara kualifikueseve të “Botërorit 2023” kundër Kosovës dhe Belgjikës

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur grumbullimin në Elbasan, në prag të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë kundër Turqisë


Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur ditën e shtunë grumbullimin në Elbasan, në prag të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë kundër Turqisë, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00 dhe tre ditë më vonë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në ora 18:00.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Armir Grima ka zhvilluar pasditen e së shtunës seancën e parë stërvitore, ku fillimisht, vajzat kuqezi zhvilluan disa ushtrime fizike dhe më pas një lojë brenda grupit, duke i dhënë mundësi trajnerit kuqezi të shohë gjendjen fizike të skuadrës.

Për të folur në lidhje me dy ndeshjet e radhës, FSHF.org zhvilloi intervista me disa nga futbollistet e Kombëtares, të cilat u shprehën se këto dy ndeshje janë një test i rëndësishëm përpara dy sfidave të shtatorit, kundër Kosovës dhe Belgjikës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror Australi-Zelandë e Re 2023.

Esmeralda Franja tha në prononcimin e saj se ekipi turk është i fortë, por skuadra do të japë maksimumin në fushë.

Gjendja e skuadrës – Mendoj se gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Pavarësisht se kampionati ka mbaruar që në maj, mendoj se vajzat janë stërvitur. Lojtaret profesioniste duhen stërvitur vazhdimisht sepse Kombëtarja gjithmonë të thërret të jesh prezente.

Ndeshjet ndaj Turqisë? – Nuk i konsiderojmë miqësore, por janë si ndeshjet e tjera. Pretendojmë të fitojmë, por e rëndësishme është të krijojmë harmoni brenda grupit për ndeshjet në shtator, pasi kjo ka më shumë rëndësi për ne. Normalisht që edhe rezultati është i rëndësishëm.

Turqia? – Çdo skuadër studiohet nga ekipi Kombëtar dhe natyrisht që edhe ne e kemi studiuar. Është një ekip i fortë por ne do të japim maksimumin.

Ndeshjet e shtatorit? -Federata ka investuar shumë në futbollin e femrave dhe natyrisht që ne do japim maksimumin që të kualifikohemi në Botërorin e ardhshëm. Po përgatitemi dita-ditës që të arrijmë rezultatet e dëshiruara.

Esmeralda Franja

Arbiona Bajraktari, e cila vjen pas një pauze për shkak të një dëmtimi që e mbajti për disa muaj larg nga fusha e gjelbërt dhe pretendon të jetë ndihmë për skuadrën në këto dy sfida u shpreh se miqësoret do t’i shërbejnë ekipit për të parë elementet e reja në skuadër. Gjithashtu, ajo foli edhe për ndeshjet e shtatorit, kundër Kosovës dhe Belgjikës, ku shpreson që Kombëtarja të marrë pikët maksimale.

Objektivi dhe skuadra – Objektivi ynë është gjithmonë fitorja. Këto dy ndeshje shërbejnë për të parë elementet e reja në skuadër dhe për të parë një paraqitje të mirë të tyre. Gjendja e skuadrës është relativisht e mirë pasi vijmë nga një periudhë pushimi.

Rezultat apo konsolidim i grupit? -Normalisht që pika e parë është që të ketë harmoni dhe të rritet fryma në grup. Është shumë e rëndësishme ardhja e elementeve të reja në skuadër.

Ndeshjet kundër Kosovës e Belgjikës në shtator – Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për Kombëtaren. Shpresojmë të marrim pikët maksimale në këto dy ndeshje. Jemi në vazon e katërt. Kemi një rritje shumë të madhe si Kombëtare dhe shpresojmë që t’ia dalim sa më mirë në këto dy ndeshje, pasi jemi të përqendruara maksimalisht.

Arbiona Bajraktari

 

Mbrojtësja kuqezi, Endrina Elezaj beson se në këto dy ndeshje skuadra do të japë maksimumin dhe do të marrë rezultat pozitiv, por thekson se për vajzat, ka shumë rëndësi të konsolidohet grupi dhe të rritet harmonia.

Gjendja e ekipit & objektivat për dy ndeshjet -Gjendja e skuadrës është relativisht e mirë. Kemi pasur një pauzë, por tani kemi filluar stërvitjen për përgatitjet. Besoj do dalim mirë te dy ndeshjet e radhës. Objektivi ynë është të fitojmë, por objektivi më i madh është të rrisim skuadrën dhe harmoninë në grup.

Kosova dhe Belgjika? – Kemi dy ndeshje në shtator, ku jemi të fokusuara ndaj Kosovës dhe Belgjikës. Besojmë në fitore. Jemi në një moment shumë të mirë, jemi në vazon e katërt. Jemi mbi ekipe si Izraeli, Mali i Zi por edhe Turqia me të cilat luajmë. Presim fitore dhe të dalim sa më mirë pasi jemi një grup shumë i mirë.

Skuadra turke? – Stafi e ka studiuar skuadrën turke. Nuk është një ekip i lehtë, por ne besojmë në fitore. Jemi të përqendruara maksimalisht te dy ndeshjet e radhës, edhe pse janë vetëm miqësore. /FSHF.org/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…