Tre argumentet “axurre”, ja pse Italia fiton duelin me Anglinë!

Italia sonte në finale do të bazohet te siguri të ndryshme. Tri janë arsyet pse “axurrët” mund të befasojnë Anglinë.


Italia sonte në finale do të bazohet te siguri të ndryshme.

Tri janë arsyet pse “axurrët” mund të befasojnë Anglinë.

Së pari, Italia rikthehet në “Wembley” me një ditë pushimi më shumë. Mançini ka përdorur 25 lojtarë, duke mos i lodhur vetëm 11.

Së dyti, Italia do të përpiqet ta rikthejë ndeshjen më pranë ritmeve të saj, pa ia lënë zotërimin e topit kundërshtarit, duke vrapuar edhe më shumë. Zhorzhinjo është “maratonomaku” i finales me 72,3 kilometra deri tani, kundër 67,3 të Filips në krahun tjetër.

Megjithatë, ai e anglezëve është një vrapim që “djeg” kundërshtarin, ndërsa Italisë i mungon Spinacola që në shpejtësi preku 33,8 kilometrat në orë. Sterling është i ndalur në 33,1.

Dhe së treti, Italia është më “kameleone” se Anglia. Me siguri të plotë përdor më shumë stolin. Mançini ka shfrytëzuar në maksimum edhe pesë zëvendësimet duke përdorur edhe të gjashtin kundër Spanjës.

Sauthgejt e ka bërë vetëm dy herë, në dy raste madje është ndalur në dy dhe kreu vetëm katër ndërrime në 120 minuta kundër Danimarkës. Edhe ky opsion mund të bindë Mançinin të zgjedhë një formacion të ngjashëm, në mos identik, me atë të së martës. Nëse do të ketë ndryshime më përpara do të kryhen vetëm nga lodhja e dikujt.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…