Dëfrim Methasani: Shuhet Shefqet Caslli, gjyqtari i 500 ndeshjeve zyrtare!

Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar. Mbi 500 ndeshje zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985


Bota e futbollit në Shqipëri është zi. Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar. “Bilbili” mbi 500 ndeshjev zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985.

Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur Dëfrim Methasani.

“Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar.

Mbi 500 ndeshje zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985, nuk janë pak, për njeriun që gjykimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët e një ndeshje ku ai ishte thjesht një tifoz, por ngjiti maja në karierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s.

Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e “Juventusit” në Shqipëri, por sëmundja e rrëzoi në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar. U prehsh në paqë bilbili ndërkombëtar i futbollit Shefqet Caslli!??????”, shkruan Methasani.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…