Dikur në Berat ka luajtur Zidan, sot stadiumi “Tomori” është një turp për qytetin dhe futbollin

Sjell në vëmendjen e institucioneve dhe FSHF-së, se Shqipëria ka edhe një stadium, që vite më parë renditej i dyti pas impianitit të “Qemal Stafa”


Nga Agron KAJA

Duke përfituar nga periudha pa futboll zyrtar në vendin tonë, po sjell në vëmendjen e lexuesve të Tifozët.al, e më pas të institucioneve shtetërore e FSHF-së, se Shqipëria ka edhe një stadium, që sipas specialistëve, deri tri vite më parë renditej i dyti pas impianitit të “Qemal Stafa”-s, tashmë të rindërtuar.

Bëhet fjalë për stadiumin “Tomori” në Berat, i nisur për t’u ndërtuar në mesin e vitit 1980 dhe i përuruar më 15 maj 1985. Ky stadium me kapacitet 14.750 vende dhe me tribunë kryesore me 1750 vende ulur, për një periudhë më shumë se 20-vjeçare ka qenë një hije e rëndë për të gjithë drejtuesit e FSHF-së në ato vite. Duke respektuar historinë 36 vjeçare të këtij stadiumi, vlen të theksohet fakti se ai ka kaluar dy periudha: 1985-1991 si më të mirën e tij, dhe 1991-2021 si më të errëtën e tij. Dhe këto konstatime janë sa i përket zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare, e më pas të invenstimeve që janë kryer në vite në këtë stadium.

Në periudhën e parë aty janë luajtur të gjitha ndeshjet e skuadrës sonë Përfaqësuese Shpresa (U 21), dhe aty ka luajtur Zidan me Francën, ka luajtur Suedia, Spanja e Danimarka, të gjitha me yjet e tyre 21-vjeçarë të kohës. Atëhere ky stadium nuk ka patur ndonjë fushë të klasit të sotëm, por bar natyral që rezistoi për 18 vjet.

Ndeshja e fundit ndërkombëtare që është luajtur në stadiumin “Tomori” ishte ajo në Kupën Intertoto, Tomori-Otelul Galati e Rumanisë në 7 nëntor të vitit 1991, e më pas askush nuk mendoi se ky është një impiant i mirë për të patur vazhdimësi edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Ndoshta duke e quajtur Beratin si një provincë të largët nga Tirana, nuk është përfillur alternativa e stadiumit të tij, aq sa në vitin 2002, bari u bë njësh me baltën. Në periudhën e dytë, vetë Bashkia ka bërë në një rast vendosjen e 2 mijë stolave plastikë të marrë nga ato që hiqeshin në stadiumin “Qemal Stafa” (1992-1997), ndërsa në vitin 2000 u blenë 2 mijë stola në Turqi, të cilët ishin prezentë deri në vitin 2011.

Por më parë, në vitin 2002, pas zgjedhjes së zotit Duka për herë të parë si President i FSHF-së, u bë ndërhyrja e parë pas ndërtimit të stadiumit, ku veç fushës që u shtrua me bar artificial, u bënë edhe disa rregullime në ambinetet e brendshme. Kaq për të qenë në dijeni të gjithë ata që do ta lexojnë këtë opinion, për të mos dalë nga konteksti i këtyre radhëve, sepse duhet rikujtuar edhe fakti tjetër, se në stadiumin “Tomori” është një pistë atletike 400 metra, e cila nuk është denjuar të shfrytëzohet nga federata përkatëse.

Atëhere, çfarë ka më pak ky stadium nga tre të tjerët që tashmë janë kthyer si alternativa kryesore për ndeshjet e Kombëtares sonë, njëherësh edhe për ndeshjet ndërkombëtare të klubeve e niveleve të tjera të kombëtareve shqiptare të moshave në futboll? Berati ofron resurse shumë më të mira për futbollin ku veç stadiumit, ka edhe një aerodrom ushtarak vetëm 9 km larg qytetit dhe rruga drejt tij është në standartet e kohës. Por edhe nga Aeroporti i Rinasit, Berati është 98 km larg, një kusht ky që plotësohet nga kërkesat që kanë FIFA dhe UEFA kur bëjnë liçensimin e stadiumeve. Pra i ka të gjitha, por ka edhe më të “keqen”, harresën që e ka lënë në këtë hije të pamerituar.

Sepse duke u bërë investime me pikatore, vetëm kur është kërkuar nga vendalinjtë, nga shteti, ministria e linjës, por edhe institucionet e tjera sportive, kurrë nuk është thënë një fjalë për këtë stadium. Në rastin konkret, për ta rikonstruktuar atë në stadardet e kohës e për të zhvilluar aty ndeshje ndërkombëtare të çdo niveli. Kjo është e mundur me pak investime.

Kujtoj se në Berat ka një ambjent sportiv shumë të zjarrtë. Aty ka njerëz që jetojnë me futbollin, ka nga ata “mikrobë” që po nuk e panë një herë në ditë stadiumin nuk u ecën dita mbarë, ka nga ata tifozë që e ndjekin skuadrën edhe në stërvitje, e mendo se çfarë mund të ndodhë me këtë tifozeri në rast se në stadiumin “Tomori” do të luheshin ndeshje ndërkombëtare.

Kjo është kujtesa më e mirë që mund të sillnim në vemëndjen e gjithkujt se, stadiumi “Tomori” është aty ku ka qenë, është në hijeshinë e tij të zakonshme në Lagjen “30 Vjetori” në Berat, është në gjëndje që të presë në çdo kohë ndeshje të nivleve të kohës. Se ai nuk ka nevojë vetëm për kozmetikë si dy vite më parë, por kërkon një investim më të plotë, për të tashmen dhe të ardhmen e futbollit tonë. Stadiumi “Tomori” e meriton këtë respekt! Ndaj le të shkruajmë se deri më sot ky stadium është harresa që s’duhet harruar!

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…