Teuta e mbyll me turp Champions League! Aventura europiane vazhdon në Conference League

Teuta zhgënjen sërish ndaj Sheriffit të Tiraspolit, humbet 1-0 në sfidën e kthimit në Moldavi.


Teuta zhgënjen sërish ndaj Sheriffit të Tiraspolit, teksa pas humbjes së thellë 0-4 në “Niko Dovana”, është mposhtur edhe në sfidën e kthimit në Moldavi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë zyrtarisht lamtumirën Ligës së Kampionëve, që në turin e parë eliminator.

Në “Stadionul Sheriff” vendasit e nisën vrullshëm dhe ishte sulmuesi që shënoi golin e katërt në Durrës, maliani Adama Traore, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Frashërit, që në minutën e 6’ të takimit.

Ndiq "Tifozet.al" në Facebook

E gjithë pjesa e parë u zhvillua nën dominimin e Sheriffit, që kërcënoi disa herë portën e Frashërit, ndërsa nga ana tjetër durrsakët u panë konfuzë në lojë dhe nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm shënimi.

Edhe pjesa e dytë pati pak a shumë të njëjtën tablo loje, me Teutën të paqartë dhe të paaftë për të kërcënuar portën e vendasve, të cilët ulën disi ritmin, por gjithsesi ia dolën të marrin fitoren 1-0 dhe të kualifikohen për në turin e dytë eliminator me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Nga ana tjetër Teuta e mbyll me turp prezantimin në Ligën e kampionëve, pasi jo vetëm që eliminohet nga një kundërshtar modest, por nuk arrin të shënojë asnjë gol, gjithsesi aventura europiane e durrsakëve do të vijojë në Conference League, pasi do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter de Esclades, në turin e dytë eliminator.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…