Arben Kasolli, trajneri shqiptar në projektin miliarder të Arabisë Saudite: “MAHD SPORTS ACADEMY”
Trajneri i portierëve Arben Kasolli është pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar: “MAHD SPORTS ACADEMY”, që po zhvillohet në Riad, kryeqytetin e Arabinë Saudite.
Nga Dash Frashëri, botues i Tifozët.al
Në nëntor të vitit 2003, legjenda më e madhe futbollit “portokalli” dhe një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botë, Johan Krujf, përuroi akademinë “Cruyff Court”.
Pikërisht, një prej tyre ka fatin të punojë si trajner i portierëve, një shqiptar. Ky është Arben Kasolli, i vetmi trajner i huaj portierësh në Holandë, i cili nga duart e tij ka nxjerrë dy portierë të një niveli të lartë, të cilët sot janë pjesë e skuadrave të Ajaksit dhe AZ Alkmaar.
Tashmë, tiranasi Arben Kasolli – një produkt i portierit Bashkim Muhedini, i cili mbrojti portën e Partizanit dhe Kombëtares – është pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar: “MAHD SPORTS ACADEMY”, që po zhvillohet në Riad, kryeqytetin e Arabinë Saudite.
Ambasadorët e projektit “MAHD SPORTS ACADEMY” jane edhe FIFA, Mourinho dhe Roberto Mançini, trajneri i Italisë, skuadrës që fitoi Kampionatin Europian “Euro 2020”, vetëm pak ditë më parë.
“MAHD SPORTS ACADEMY” varet direkt nga Ministria e Sportit dhe Federata e Futbollit dhe financohet direkt nga shteti, nën kujdesin e Princit. Ideja e kesaj Academie është e qartë: të gjithë talentet nga mosha U13 dhe poshte do te zgjidhen nga e gjithe Arabia (38 milonë banorë) dhe do te sterviten ne kushtet e clubeve te evropes, me te njejtin stil pune, ushqimi, diete, vizioni”, tha Kasolli për “Tifozët.al”.
Sipas Kasollit, me këtë projekt 10-15 vjecar, Arabia Saudite synon qe me moshat e para ku kemi filluar U-13, në pesë vitet e ardhshme të fitoje Kupen e Azise U-18 dhe kështu me lart duke u rritur deri në suksese të Kupës së Botes.
“Jemi trajnerë nga të gjitha shtetet e Europës. Holanda ka më shumë: qe nga drejtorat teknik, gjithsej dhjetë, nga te cilet tre trainera portierash (dy nga Holanda dhe një nga Belggjika). Të tjerët janë trajnerë nga Portugalia, Italia, Belgjika, Afrika e Jugut, etj. Që të gjithë kemi dhe asitentë nga Arabia Saudite, që na përkthejnë dhe që i mësojmë për të vazhduar më tej. MAHD Academy është në Riyad dhe do të hapet së shpejti edhe në dy qytete të tjera të medha bregdetare: Jehda dhe Dammam. Është një projkt i madhe i mbështetur nga Mbreti i Arabisë Saudite”, thekson Kasolli.
“Kasolli – Goalkeeping Academy”
Ish-portieri i Naftëtarit – debutoi për herë të parë 18-vjeç në Kategorinë e Parë me Naftëtarin (në vitet e arta të tij) – ka punuar në Holandë me trajnerin e portierëve të Ajaksit, Frans Hoek, i famshëm në botë për metodën e tij, të pranuar zyrtarisht edhe nga FIFA e UEFA si një ndër më të mirat.
HFC Haarlem, një klub satelit i Ajaksit, kërkoi asokohe shërbimet e Kasollit, i cili më pas u aktivizua te AZ Alkmaar, Fortuna Sittard e NEC Nijmegen.
Si një shqiptar entuziast i ngjizur edhe me shpirtin praktik perëndimor Kasolli hapi shkollën e portierëve në Almere-Prokeeper Training, për t’u thirrur për të qenë më pas trajner i portierëve të Kombëtares holandeze së 17-18 vjeçarëve, trajner i portierëve të FC Omniuorld, e më pas edhe zbulues talentesh në shërbim të Ajaksit dhe një prej trajnerëve më të njohur në Holandë për portierët.
Nga shtatori i vitit 2007, impulsivi Kasolli nisi punë te “Johan Cruijff foundation”, por edhe për akademitë e Klarens Sedorfit dhe Riçard Krajicekut.
Kasolli është treguar një trajner me vizion dhe tepër inteligjent, duke ndërtuar Akademine e Portierëve “Kasolli – Goalkeeping Academy”, e para në Holandë e hapur me investimet e një individi, e për më të tepër të një shqiptari, e shoqëruar kjo edhe me një faqe internet me adresën Goalkeeping-academy.nl.
Revista sportive holandeze e specializuar “Sportiev Flevoland” (100 mijë koje tirazhi) e që u shpërndahet të gjitha klubeve të futbollit si Ajax, AZ, Utrecht, Fejenoord, PSV, Den Haag, Groningen…etj., publikoi një intervistë të gjatë me trajnerin shqiptar.
“Kasolli – Goalkeeping Academy” ka ndërtuar infrastrukturë të vërtetë të burimeve njerëzore, pasi në staf janë përveç gjashtë trajnerëve profesionistë, një mjeku sportiv edhe një psikolog sportiv, ndërkohë që shumë akademi simotra në Angli dhe Itali kanë vendosur ura bashkëpunimi të ndërsjelltë.