“Copa Maradona”, supersfida e kampionëve!

“Copa Maradona”, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.


Ishte thjesht një ide e lindur pas penalltisë së fundit të finales së Europianit, në Wembley, por mesa duket ka marrë edhe miratimin nga ana e FIFA-s.

Bëhet fjalë për “Copa Maradona”, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

Itali-Argjentinë do të jetë një ndeshje që do të përjetësojë një figurë legjendare se Diego Armando Maradona.

Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionët e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash.

Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…