120 minuta emocione, Laçi eliminon Podgoricën në Conference League

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Conference League, pasi mposhti në “Elbasan Arena”, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.


Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Conference League, pasi mposhti në “Elbasan Arena”, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.

Kurbinasit vinin pas humbjes 1-0 në Mal të Zi, por që në minutat e para të ndeshjes u pa që Laçi synoi kualifikim.

Lojtarët e Duros shpërdoruan disa raste të mira në pjesën e parë, teksa malazezët iu falën portierit 18-vjeçar Iveziç.

Në minutën e 60-të Deliu gjeti golin e avantazhit për kurbinasit duke rritur akoma më shumë shpresat.

Koha e rregullt u mbyll në avantazh të një goli për Laçin (1-0) dhe të dyja skuadrat iu drejtuan shtesave ku kurbinasit dominuan sërish duke shënuar dhe dy herë të tjera me Lushkjen dhe Prengën i cili sapo ishte aktivizuar në fushë.

Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet kështu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës teksa në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Kraiovës.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…