Vëllezërit Adolf Selmani dhe Santiago Selmani firmosin për Teutën

Adolfi dhe Santiago janë vëllezërit e portierit të Kombëtares, Gentian Selmani


Teuta bën goditje të dyfishtë në merkato. Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmat me vëllezërit Selmani, Adolfin dhe Santiagon.

I pari, qendërmbrojtës, ka spikatur te Laçi dhe në ekipin Shpresa, i dyti sulmues, I aktivizuar me U-19 të Laçit.

Kujtojmë që ata janë vëllezërit e portierit të Kombëtares, Gentian Selmani.

Njoftimi i Teutës

“Teuta njofton se sulmuesi Santiago Selmani dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë dhe konsiderohen vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë drejt objektivave që kemi! Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago është stërvitur me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sot në seancën e radhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. Teuta u uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.”

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…