
Rey Manaj huazohet te Famalicao në Portugali
Rey Manaj drejt Superliges portugeze. Famalicao do të jetë skuadra e re e sulmuesit shqiptar.

Rey Manaj drejt Superliges portugeze. Pas zërave për një kalim te Cadiz, tashmë ka zhvillime të reja rreth të ardhmes së sulmuesit lushnjar.
Famalicao pritet të jetë skuadra e re e Manajt, i cili sezonin e fundit ka shënuar me Barcelonën B 14 gola në ligën e tretë spanjolle.
Te Famalicao raportohet që Manaj do të kalojë në huazim dhe në marrëveshje do të jetë edhe një klauzolë që i jep të drejtën klubit portugez që ta blejë.
Rey Manaj, ponta-de-lança do Barcelona B, reforça o Famalicão emprestado com opção de compra, informa @pedromsepulveda. pic.twitter.com/XoN25JmvPr
— Cabine Desportiva (@CabineSport) July 17, 2021